2761.jpg

Kushtet e Përgjithshme për Blerje në Rrugë Elektronike

  • Hapësira e zbatimit. Hyrja në Faqe.

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis Restore.al (PV-Consult Albania) Sh.p.k., e regjistruar pranë QKR me (NIPT) L62109010H, me seli në adresën: Rruga Abdyl Toptani, Kulla Torre drin, Kati pare, Zyra 10.,  dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të Restore.al nëpërmjet faqes së internetit www.restore.al (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”)
Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit
www.restore.al, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Restore.al, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti, qoftë nëse ato tërhiqen në dyqane.
Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në  
www.restore.al.
Restore.al nuk mban përgjegjësi nese gjate navigimit ne kete faqe interneti mund te shkarkohen materiale te padeshirueshme apo te pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, Restore.al nuk eshte pergjegjes per probleme qe mund te lindin per shkak te mungeses se antivirusit, firewall-it apo browser te pa perditesuar ne kompjuterin e vizitorit gjate hyrjes ne faqen e Restore.al. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje elektronike. Restore.al mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte Restore.al të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.

 

 

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.  Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit,  Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet I fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.
Restore.al nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër I cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e internetit të Restore.al. Restore.al nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.

Restore.al nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Restore.al apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Restore.al përkatësisht.

 

  • Produktet dhe Çmimi.

Duke vizituar faqen www.restore.al  Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet  do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit. Duke patur parasysh që blerja në rrugë elektronike nuk ofron mundësinë për të shfaqur udhëzimet e përdorimit apo dokumente të tjerë, Klienti mund të zgjedhë të njihet me to pasi të marrë në dorëzim produktin e blerë ose mund të vizitojë një nga dyqanet e Restore.al për t’u njohur nga afër me produktin përkatës.
Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

Restore.al nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.
Restore.al nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Restore.al merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.
Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Restore.al janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.
Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Restore.al do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

  • Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit/Instalimit.

Pas përfundimit të blerjes së produktit (-eve) në rrugë elektronike, Restore.al i konfirmon Klientit menjëherë marrjen e porosisë. Përveç kësaj, Klienti do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.
Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Restore.al.

Porosia e Klientit mund të rishikohet  nga Restore.al, dhe konsultohet me Klientin veçanërisht në rast mungese  te produktit te perzgjedhur nga Klienti ne faqe. Restore.al informon Klientin për cdo rast.
Kostot e transportit në destinacion zbatohen vetëm në rast se ky shërbim kërkohet nga Klienti gjatë blerjes elektronike.
Në rast se do të kërkohet transport jashtë vijës së verdhë të qytetit, kostot e transportit të produkteve do të përcaktohen në varësi të peshës totale të porosisë, të përmasave të produkteve dhe të vendodhjes së Klientit. Klienti do të njoftohet mbi pagesën e kostove të dërgesës të cilat i shtohen çmimit të produkteve të porositura.

  • Mënyrat e Kryerjes së Pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën me:
1. Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
2. Pagesë në llogarinë bankare.
3. Kartë bankare debiti ose krediti (e çdo lloji).
Në rast se Restore.al gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit si rrjedhim I shkaqeve të pavarura nga Restore.al, pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit pasi të njoftohet përkatësisht për këto ndryshime.
Vini Re:

  • Restore.al përdor programe kompjuterike të miratuara nga Visa International dhe MasterCard Worldwide me standartet më të fundit të sigurisë (128-bit SSL).
  • Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Restore.al dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të  Restore.al.
  •  

Proçesimi i porosive

Të gjitha blerjet para orës 12:00 në ditët zyrtare të punës do të proçesohen dhe dërgohen brenda dites  në qytetin e Tiranës dhe ditën e nesërme për qytetet e tjera.

Porositë e bëra gjatë fundjavave ose në ditët e festave zyrtare do të procesohen në ditën pasardhëse të punës.

Dërgesa

Dërgesa kryhet nëpërmjet korrierit dhe do të mbërrijë tek ju jo më vonë se 3 ditë në varësi të vendndodhjes tuaj. Ju do të njoftoheni nëpërmjet numrit tuaj te kontaktit kur porosia juaj të niset.dhe te mberrije.

Kostoja e transportit do të llogaritet duke pasur parasysh vendndodhjen tuaj si dhe peshën e produkteve të porositura. Ju mund të shikoni koston e transportit për produktet e përzgjedhura në shportën tuaj në përfundim të procesit të porositjes (përpara se të kërkohet konfirmimi i porosisë).

Nëse ndonjë nga artikujt e porosisë tuaj nuk është i disponueshëm për momentin, ne do t’iu kontaktojmë për t’iu kthyer paratë ose për të zëvendësuar artikullin. Nëse do të jetë e nevojshme, do t’iu kërkojmë kohë deri në pajisjen sërish me artikullin e munguar.

Marrja e porosisë

Restore.al nëpërmjet transportuesit do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti dhe nuk merr përsipër shkarkimin apo montimin e produkteve.

Probleme me porosinë
Per çfarëdolloj problemi me porosinë, ju lutem kontaktoni shërbimin e kujdesit të klientit nëpërmjet telefonit apo e-mail. 
Telefon: +355 (0) 69 70 45 780
Email:  
office@restore.al

  •  
  • Anullimi i Porosisë.

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Restore.al të kushteve të dorëzimit të parashikuar në Pikën më sipër, duke njoftuar me email në adresën office@restore.al ose në numrin e telefonit të shërbimit: 0697045780
Kërkesa për anullim do të merret parasysh nga Restore.al vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur sipas kushteve te pershkruara ne këto Kushte.
Për rastet e mësipërme të anullimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 4 ditë nga marrja e kërkesës nga Restore.al.

  • Kthimi i Produkteve.

Në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.
Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Restore.al , me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar; nëse Produkti nuk dorëzohet I tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet nga Restore.al. Kostot e transportit për kthimin e porosive të anulluara do të mbulohen nga Klienti.

  • Privatësia. Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Restore.al është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё  të fshehtë. Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, Restore.al duhet tё njoftohet menjёherё.
Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në email:
office@restore.al
Kjo faqe interneti është faqja zyrtare eRestore.al. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta.  Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.

J. Servisi i produkteve ne garanci
Shërbimet pas-shitje do të ofrohen për te gjitha produktet  brenda  garancise,. Ky shërbim do të bëhet vetëm në servisin e autorizuar të Restore.al

K. Sherbimi I Klientit
Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të Restore.al, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: ose me e-mail:
office@restore.alose në: 0697045780